“Pas incidentit të armatosur që ndodhi të hënën, komuna e Haraçinës në Maqedoni të Veriut sot për herë të parë hapi dyert për qytetarët.
Për shkaqe sigurie, forcat policore qëndruan në oborrin e kësaj komune që nga fillimi i orarit të punës”, raporton Alsat.mk, transmeton Klan Kosova.
Qytetarët prapa kamerave deklaruan se i marrin shërbimet pa ndonjë problem, por u nënshtrohen kontrolleve të shtuara gjatë hyrjes në objekt.
Komuna e Haraçinës nuk punoi dy ditë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mbyll dyert për shkaqe sigurie.
Vitin e kaluar komuna ishte e mbyllur disa ditë, për shkak të kërcënimeve me jetë që kishte marrë kryetari dhe administratorët e komunës.
Nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me personin i cili me kallashnikov gjuajti në drejtim të kryetarit Ridvan Ibrahimi, teksa plagosi shoferin e tij dhe një nëpunësi komunal.
Nga policia edhe sot deklaruan se po punohet në zbardhjen e rastit, por autori vazhdon të mbetet në liri. /Alsat.mk