13.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi masiv i Hezbollahut ndaj Izraelit.Tel Avivi: Raketat dhe dronet u neutralizuan

Sulmi masiv i Hezbollahut ndaj Izraelit.Tel Avivi: Raketat dhe dronet u neutralizuan

Hezbollah lëshoi ​​qindra raketa dhe dronë kundër Izraelit natën e së dielës në hakmarrje për vrasjen e një komandanti të lartë të tij në Bejrut muajin e kaluar.

Sipas organizatës së mbështetur nga Irani sulmi u bë me dronë dhe me më shumë se 320 raketa Katyusha duke goditur 11 objektiva të ushtrisë së Tel Avivit. Në krahun tjetër ushtria izraelite u shpreh se kishte arritur të minimizonte sulmin duke goditur dhjetëra baza të Hezbollahut. Rreth 100 avionë izraelitë goditën 40 baza të Hezbollahut në Libanin jugor.

Kjo konsiderohet si një nga përplasjet më të mëdha që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Hezbollahu e konsideroi sulmin e tij një sukses, por pa dhënë më shumë detaje. Kabineti i Luftës në Izrael u mblodh në orën 7 të mëngjesit për të marrë masa ndaj situatës. Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se do të bënte gjithçka për të mbrojtur vendin e tij.

Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe fluturimet për dhe nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv u pezulluan për rreth 90 minuta. Deri tani nuk raportohen viktima nga sulmet. Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut ka ngjallur frikën e një konflikti më të gjerë rajonal, që mund të përfshijë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Iranin.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se po ndiqte zhvillimet hap pas hapi. Në Kajro të Egjiptit po bëhen përpjekje të reja për gjetjen e një armëpushimi për luftën në Gaza.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments