17.2 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi i ri në Bejrut, Izraeli shënjestron pasardhësin e Nasrallah! Rruga që...

Sulmi i ri në Bejrut, Izraeli shënjestron pasardhësin e Nasrallah! Rruga që lidh Libanin me Sirinë shkatërrohet nga bombardimet

Sulmet ajrore izraelite në Liban po intensifikohen, me shpërthime masive të raportuara në Bejrut.

Raketat izraelite goditën në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të qytetit pranë periferisë Dahieh së konsideruar bastion i Hezbollahut. Zyrtarë vendas u thanë mediave amerikane se objektiv kryesor i sulmeve ishte lideri i ardhshëm i supozuar i Hezbollahut, Hashem Safieddine. Gjendja e tij nuk dihet ende.

Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se 37 persona janë vrarë nga sulmet tokësore dhe ajrore izraelite në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në më shumë se 2,000 që nga tetori i kaluar. Raportohet gjithashtu se një rrugë kryesore që lidh Libanin me Sirinë, nëpërmjet të cilës dhjetëra mijëra njerëz janë larguar, është ndërprerë nga bombardimet.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët që të evakuohen nga komunitete në jug të Libanit që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore të nisur më herët gjatë kësaj jave kundër Hezbollahut, që është edhe parti politike dhe që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 caqe të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sulmet ajrore kanë vazhduar gjatë natës dhe ka pasur një seri shpërthimesh masive në periferi të Bejrutit. Luftimet kanë detyruar pothuajse 1.2 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban, sipas zyrtarëve në Liban.

Të paktën nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se “më shumë se 10 sulme të njëpasnjëshme” kanë goditur caqe në periferi të Bejrutit, duke thënë se sulmet e fundit ishin “ndër më të fuqishmet” që kur Izraeli ka nisur ofensivën. Në javët e fundit, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, dhe disa komandantë të lartë. Frika është rritur se konflikti mund të zgjerohet, teksa Irani, armiku i përbetuar i Izraelit, leshoi më herët pothuajse 200 raketa drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments