Irani ka paralajmëruar se degët e bankave amerikane në rajon mund të kthehen në objektiva nëse sulmohet infrastruktura e naftës ose energjisë iraniane.Deklarata është bërë nga gjenerali i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naeini, i cili theksoi se çdo objekt me aksione amerikane në sektorët e naftës, energjisë dhe ekonomisë mund të shkatërrohet menjëherë në rast të një sulmi.
Sipas mediave iraniane, zyrtari ushtarak paralajmëroi se infrastruktura e lidhur me interesat amerikane do të “shndërrohej në një grumbull hiri” nëse Irani goditet.Kërcënime të ngjashme janë bërë nga Teherani edhe më herët, që prej nisjes së konfliktit në rajon.
