Ministria e Kulturës me një vendim të saj ka shkarkuar drejtorin e “Teatrit të Gostivarit”, Sulejman Rushiti.
Sindikata e Kulturës ka reaguar ndaj këtij vendimi siç thuhet të parakohshëm të drejtorit të Institucionit Kombëtar “Teatri i Gostivarit”, Sulejman Rushiti.
“Tani shtrohet me të drejtë pyetja: A do të sanksionohet secili që vepron ndryshe nga dëshirat e ministrit? Vendimet gjyqësore të formës së prerë duhet të respektohen. Pagat e të punësuarve në ‘Teatrin e Gostivarit’ duhet të paguhen sipas vendimit të gjykatës, pavarësisht nëse kjo i pëlqen ministrit apo jo. Tani ka filluar të shkarkojë edhe drejtorë, sikur ata të jenë fajtorë që gjykata ka marrë një vendim të formës së prerë dhe që mendojnë ndryshe nga ai. Kur e ke pushtetin mund të bësh gjithçka, por një gjë nuk mund ta bësh – të fshehësh të vërtetën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kësaj sindikate. Sulejman Rushiti, ish-ministër i Arsimit dhe figurë e njohur e artit skenik, po drejtonte institucionin prej më shumë se dy vitesh, ndërsa shkaqet zyrtare të shkarkimit nga ana e Ministrisë nuk janë specifikuar ende plotësisht në vendimin e publikuar.
