Profesori Sulejman Mehazi i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.
Mehazi ka thënë Ahmetit se nuk është patriotizëm varfëria.
Shkrimi i plotë në FB :
I nderuar Ali Ahmeti nuk është patriotizëm varfëria
Jo i nderuar Ali Ahmeti, jo, nuk është patriotizëm varfëria, patriotizmi i shek. XXI është luksi, nuk na duhet patriotizmi i jetës së mjerë familjare e kombëtare. Vdiq koha kur balta ishte më e ëmbël se mjalta, patriotizmi i rinisë së sotme është jeta me kushte të mira sociale dhe ekonomike.
Jo, jo, rinia shqiptare e shek. XXI nuk mund t’i durojë lukset e fëmijëve të funksionarëve të BDI-së suaj, prandaj ikin, për rininë e sotme patriotizëm është atje ku jetohet mirë e qetë e јо vendlindja e baltosur.