1.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaOpinionSulejman Mehazi / I nderuar Ali Ahmeti, me maqedonasit dhe serbët shtohen...

Sulejman Mehazi / I nderuar Ali Ahmeti, me maqedonasit dhe serbët shtohen ngulfatjet e kurrsesi nuk mbyllen

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qeverisjes së pandërprerë njëzetvjeçare, për çudinë e të gjithëve, për së pari herë e mori fjalën në parlamentin e RMV-së për të mbrojtur kryeparlamentarin, Talat Xhaferin, me rastin e interpelancës ndaj tij. Kjo tregon se i nderuari Ali Ahmeti e do më shumë bashkëpartiakun e tij të ngushtë, shokun Talat Xhaferin, sesa qytetarët shqiptarë të RMV-së. Plus kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti lavdëroi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se na quajti “vëllezër maqedonas e shqiptarë”, po, po i nderuar kryetar i BDI-së, saktë e qartë e keni thënë se Rama është vëllai shpirtëror me maqedonasit e serbët, por jo me kosovarët e Albin Kurtit.

Sidomos thënia e zotëri Ali Ahmetit që nuk na ka pëlqyer është:

“T`i mbyllim çështjet që na ngulfasin ndër shekuj”.

Si të mbyllen çështjet e së keqes maqedonase e serbe ndaj shqiptarëve?, edhe sikur ne t’i mbyllim, maqedonasit dhe serbët nuk duan t’i mbyllin, sot e kësaj dite halë në sy e mendje jemi për ata. Ata s’duan të na shohin e jo më “t’i mbyllim çështjet që na ngulfatin ndër shekuj”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments