9.5 C
Tetovo
E enjte, 9 Janar, 2025
BallinaOpinionSulejman Mehazi / Ekzistenca e diturisë

Sulejman Mehazi / Ekzistenca e diturisë

Ekzistojnë disa dituri, po vetëm dy janë kryesore:

– dituri me anë të librave të lexuar;
– dituri me anë të shpirtit të edukuar e të ndritur;

1. Me anë të librave të lexuar marrim dituri nga autorë të lëmive të ndryshme për t’u njohur me  dituritë njerëzore, shkencore e tokësore;

Me anë të shpirtit të edukuar e të ndritur që është dhuratë shpirtërore, këta vetvetiu pa ndihmën e askujt dinë të ndajnë, të dallojnë, të përkrahin e ta mbrojnë deri në vdekje të mirën nga e keqja njerëzore.

1.1.Të parët, që me anë të librave marrin dituri janë:
– të pa diturit;
– të diturit;
– intelektualët;
– politikanët.

Këta janë ata që me anë të intrigave diturake mashtrojnë njerëzimin, gjoja, se luftojnë të keqen, kurse në nënvetëdije për interesat e tyre vetjake e karrieriste ushqejnë të keqen njerëzore.

1.2. Të dytët, shpirtrat e edukuar e të ndritur janë:
– të mençurit;
– të urtët;
– të shenjtët dhe
– profetët;
Këta janë të paktë, por janë në gjendje të sakrifikojnë veten deri në zhdukje për të mirën e njerëzimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments