7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSugarevski: Ende nuk ka qëndrim përfundimtar për hapjen e kufijve dhe aeroporteve...

Sugarevski: Ende nuk ka qëndrim përfundimtar për hapjen e kufijve dhe aeroporteve (VIDEO)

Qeveria akoma nuk ka qëndrim zyrtar rreth hapjes eventuale të kufinjve dhe aeroporteve. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, i cili pret që këto ditë komisioni për sëmundje ngjitëse ta vendosë këtë çështje në rend dite, të flitet në seancën e shtabit të krizës, dhe më pas Qeveria të sjell vendimet e caktuara nëse ato duhet të sillen.

Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve

“Si anëtar i Shtabit të krizës mund të them se e ndjekim situatën dhe në pajtueshmëri me rekomandimet që i jep komisioni për sëmundje infektuese, ne flasim dhe veprojmë sipas tyre, edhe si shtab edhe si Qeveri. Për momentin akoma nuk kemi qëndrim zyrtar rreth hapjes së kufinjve dhe aeroporteve. Pres që këto ditë, pasi komisioni ta vendosë atë çështje në rënd dite, të flitet në seancën e shtabit të krizës, pas çka Qeveria do të sjell vendimet e caktuara, nëse ato duhet të sillen”

Gjatë ditës së sotme kompania ajrore Wiz Air ka njoftuar se si rezultat i kufizimeve të vazhduara të udhëtimit për të gjitha fluturimet jashtë nga dhe deri në Republikë e Maqedonisë së Veriut e ka vazhduar pezullimin e gjitha fluturimeve në vend deri më datën 13-të të muajit të ardhshëm.

Wiz Air

“Udhëtarët me bileta të rezervuara të përfshirë nga këto fluturime të pezulluara që kanë bërë rezervime të drejtpërdrejta në ëizzair.com ose në aplikacionin celular të kompanisë ajrore, do të njoftohen përmes emailit.

Njëqind e njëzet për qind e tërë shumës do të transferohen automatikisht në llogarinë Ëizz të pasagjerit dhe ata do të jenë në gjendje ta përdorin atë për 24 muajt e ardhshëm për të blerë të gjitha produktet dhe shërbimet e Wizz Air. Udhëtarët gjithashtu mund të zgjedhin mundësinë e kthimit të parave – e cila kërkon kohë të gjatë për të përfunduar – dhe do të informohen për të gjitha hapat e nevojshëm për transferimin e parave përmes bankës ose kartës në një emailit të veçantë”

Nëpërmjet komunikatës nga Wiz Air njoftojnë më tej se pasagjerët do të jenë në gjendje të zgjedhin kompensim 100 për qind. Ata thonë se pasagjerët të cilët kanë rezervuar biletën përmes agjencive të udhëtimit, përfshirë agjencitë e udhëtimit në internet, duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës kanë blerë biletat e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments