9.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeStuhia godet ishullin e Majorkës, moti i keq përfshinë edhe Italinë e...

Stuhia godet ishullin e Majorkës, moti i keq përfshinë edhe Italinë e vijon drejt Ballkanit

Pas zjarreve shkatërruese, Spanja është goditur nga moti i keq. Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë goditur pjesë të Ishujve Baleare, duke përfshirë Majorkën dhe Katalonjën.

Mediat spanjolle shkruajnë se shezlonget në plazhe kanë fluturuar në ajër duke detyruar turistët të braktisin menjëherë zonat bregdetare për të gjetur një strehë të sigurt.

Si pasojë e erës së fortë, një anije me turistë është përplasur me nje cistern benzine. Si pasojë disa turistë kanë mbetur të lënduar.

Për shkak të motit të keq mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa më shumë se 100 fluturime janë anuluar ose vonuar.

Përveç Spanjës edhe Italia është goditur nga moti i keq.

Alarm i kuq është lëshuar në Lombardi dhe portokalli në gjashtë rajone të tjera.

Trenat me shpejtësi të lartë Milano-Paris janë pezulluar për shkak të motit të keq.

Shiu i dendur që ra në Milano pasditen e së dielës shkaktoi disa përmbytje, por nuk ka patur dëme materiale. Orët në vijim pritet të jenë më kritik, duke qenë se shirat e dendur pritet të godasin edhe zona të tjera si Emilia-Romagna, Toscana dhe Veneto.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments