Stuhia Ciaran, që ka prekur shumë vende të Evropës, ka mbërritur edhe në Shqipëri ku shumë qytete janë përfshirë nga reshje të dendura stuhia, shoqëruar me erë të fortë.
Reshjet e pazakonta kanë përfshirë, Tiranën, Durrësin dhe shumë qytete të tjera duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Lumi i Lanës rrezikon të dalë nga shtrati nëse reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente dhe më tej, teksa kaosi në rrugë është kthyer në problem.
Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.