Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme.
Thirrjes së studentëve për të pezulluar punën për 24 orë iu përgjigjën institucione kulturore, avokatë, disa shkolla dhe disa qindra kompani private, si dhe u paralajmëruan edhe shëtitje proteste në Beograd.Studentët duke protestuar në Beograd në ditën e grevës së përgjithshme, ku shumë biznese mbyllën dyert.
Studentët kanë bllokuar më shumë se 60 fakultete dhe dy seli universitetesh, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave, të shkaktuar nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor në Novi Sad që ndodhi më 1 nëntor 2024.
Ashtu si ditët e mëparshme, në Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, u mbajt aksioni “15 minuta heshtje” në nderim të të vrarëve nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad më 1 nëntor 2024.
Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme duke protestuar në qendër të Beogradit. Studentët u bënë thirrje qytetarëve që më 24 janar të mos shkojnë në punë dhe të mos marrin pjesë në asnjë blerje dhe transaksion tjetër financiar.
Pjesëmarrësit e grevës së përgjithshme teksa protestojnë në qendër të Beogradit.
Disa nga pankartat në protestë gjatë grevës së përgjithshme në Beograd.

Pamje nga lart pjesëmarrësve të grevës së përgjithshme në lagjen Beogradi i Ri.

Më shumë se 200 biznese kanë konfirmuar më herët se nuk do të punojnë në shenjë solidarizimi me studentët.
Disa biznese vendosën shenja me një dorë të kuqe – një simbol i protestës që filloi pas shembjes së strehës në Novi Sad – që simbolizon mesazhin “Duart e tua janë të përgjakura”, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave.
Shumë bare, dyqane, librari e kinema në Beograd dhe më gjerë janë mbyllur.
Një nga libraritë e mbyllura në Beograd.
Një mesazh në derën e mbyllur të një ëmbëltoreje në Beograd./ REL