27.5 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeStudentët në Serbi vazhdojnë bllokadat dhe thirrjet për mosbindje civile, Policia ka...

Studentët në Serbi vazhdojnë bllokadat dhe thirrjet për mosbindje civile, Policia ka arrestuar qytetarë që nga mëngjesi

Lëvizja studentore dhe qytetarët në Serbi kanë vazhduar sot me bllokimin e rrugëve kryesore në Beograd dhe qytete të tjera, duke kërkuar lirimin e studentëve të arrestuar dhe duke kundërshtuar dhunën policore. Protestat kanë filluar pas protestës së madhe të djeshme në Beograd, e cila u mbajt me rastin e Vidovdanit.

Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka deklaruar se gjatë natës policia ka larguar të gjitha bllokadat në rrugët kryesore në Beograd dhe se qarkullimi është normalizuar.

Ndërkohë, në orën 03:44 të mëngjesit, përmes rrjeteve sociale, studentët kanë kërkuar nga protestuesit që në rast të shfaqjes së njësive speciale të policisë, të tërhiqen në mënyrë paqësore dhe pa panik.Televizioni N1 raporton se rrugët që lidhin qytetin e Pançevës me Beogradin janë të bllokuara.

Alternativat përmes rrugëve anësore janë të mbushura me makina që përpiqen të kalojnë në drejtim të Beogradit.

Sipas organizatës “Kreni-promeni”, policia ka kryer arrestime në mëngjes në rrugën “Vojvode Stepe”, ku besohet se ishin mbledhur qytetarë pjesëmarrës në bllokada.

Ndërsa, studentët kanë publikuar një mesazh ironik në rrjete sociale:

„Pas 7 muajsh pune — po dalim në dritë. Merrni me vete krem mbrojtës nga dielli. Liria është luks, por nesër është falas. Pikërisht që të pini një kafe me komshiun, sa kohë është ende jeshile.”Postimi është shoqëruar me pamje nga rrugët ku qytetarët ecin të lirë nëpër rrugët e bllokuara:

“Mirëmëngjesi Serbi! Është bukur të ecësh i lirë.”

Qytetet ku po mbahen bllokada: Beograd, Novi Sad, Uzice, Cacak, Kragujevac, Zrenjanin, Smederevo, Subotica, Ruma, Pançevo, Valjevo, Gornji Milanovac. Studentët dhe organizatat qytetare kanë bërë thirrje për vazhdim të mosbindjes civile edhe gjatë ditës së sotme. Protestat vijnë si reagim ndaj arrestimeve të një numri studentësh pas protestës së djeshme në Beograd.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments