10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStudentët kërkojnë largimin e profesoreshës Besiana Mehmedi, paralajmërojnë protesta për ditën e...

Studentët kërkojnë largimin e profesoreshës Besiana Mehmedi, paralajmërojnë protesta për ditën e mërkurë

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e arteve kërkojnë që atyre më mos tu ligjërojë profesoresha Besiana Mehmedi. Komisioni disiplinor i fakultetit kërkesën e ka dorëzuar te këshilli, i cili pritet të vendos nesër.“Komisioni disiplinor ka shqyrtuar kërkesat e studentëve. Fakultetit i arteve, programi i artit muzikor dhe komisioni e kanë dorëzuar raportin në të cilën përshkruhen mosmarrëveshjet dhe shqetësimet e studentëve dhe Komisioni disiplinor, propozon që Këshilli i fakultetit të arteve të diskuton propozimin për të miratuar kërkesën e studentëve të artit muzikor”, tha Nafi Jashari, dekan.

Studentët madje kërkojnë që profesoresha Besiana Memeti të largohet në përgjithësi nga fakulteti, ndërkohë paralajmërojnë edhe protesta.

“Ne nuk biem dakord me këtë vendim, jemi organizuar e gjithë fakulteti ku do të dorëzojmë edhe një deklaratë se bojkotomë ligjërata nga viti parë deri në vitin e katër. I bojkotojmë të gjithë ligjëratat jo vetëm tek profesoresha, deri në marrjen e një vendimi që profesoresha të mos ligjëron në këtë fakultet, jo vetëm me ne por as me vitin e parë edhe vitin e dytë. Poashtu edhe do mbajmë një protestë ditën e mërkurë ku do fillojmë nga fakulteti deri në rektorat”, tha Ardi Lena, student.

Ditë më parë studentët e fakultetit të artit muzikor në Tetovë u ankuan për bullizëm dhe keqtrajtim nga ana e profesoreshës Besiana Mehmedi. Kjo e fundit në një sqarim për opinionin ka theksuar se të gjitha akuzat janë shpifje, të cilat janë përdorur si “argumente” për të njollosur personalitetin e saj prej pedagogeje dhe artisteje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments