3.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStrugë, nuk miratohet deklarata kundër Ramiz Merkos

Strugë, nuk miratohet deklarata kundër Ramiz Merkos

Këshilltarët e BDI-së, dhe të LSDM-së, nuk e mbështetën deklaratën e Aleancës për Shqiptarët, e cila kërkoi që këshilli i komunës së Strugës të distancohet nga kryetari i Strugës Merko, i cili u fut në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjes në vendimet gjyqësore. Pas kësaj, këshilltarët e Aleancës, OBRM-PDUKM-së dhe Besës u larguan nga seanca.

“…Deklarojmë se qytetarët e Strugës, përmes përfaqësuesve tanë politik në Këshillin e Komunës së Strugës, në asnjë mënyrë nuk janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm, shpërdorim të fondeve publike, ndërhyrje në procedurat gjyqësore dhe tjera procedura publike dhe dëmtim të besimit publik në institucionet demokratike dhe zyrtarët në vend, për të cilat është akuzuar kryetari Ramiz Merko nga Departamentit Amerikan i Shtetit, dhe se ne qytetarët e Strugës distancohemi nga veprime të tilla dhe të tjera devijante të kryetarit të komunës”.

Mbështetje morën edha nga Besa dhe OBRM-PDUKM, të cilët kërkuan reagim të menjëhershëm të institucioneve kompetente në vend që të heshtin, tha Nijazi Xhumkar – Këshilltar i Aleancës për Shqiptarët.

Ne si grup këshilltarësh këmbëngulim në përgjegjësi thelbësore, jo vetëm deklarative, jo vetëm të kryetarit të komunës, por të të gjithë këshilltarëve që votuan për të gjitha nismat, propozimet dhe vendimet e tij, megjithëse e kanë ditur se janë në kundërshtim me detyrimet ligjore; ato këshilltarë në asnjë mënyrë nuk duhet të amnistohen nga përgjegjësia”, deklaroi Alen Dereban-këshilltar nga OBRM-PDUKM.

Deklarata do t ‘u përcillet të gjitha institucioneve përkatëse të zbatimit të ligjit në vend, si dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së. Ne u kërkuam qëndrim edhe koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve të LSDM-së dhe BDI-së por ata nuk donin të jepnin deklarata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments