-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStruganët me Covid-19 s’pranohen në Spitalin e Ohrit

Struganët me Covid-19 s’pranohen në Spitalin e Ohrit

Drejtuesit e spitalit në Strugë ankohen se thuajse çdo ditë të paktën nga një pacientë të tyrin me simptoma të Kovid-19 nuk e pranojnë për trajtim në spitalin e Ohrit. Ky është një problem që ndodhë tani një kohë të gjatë.

Nga spitali i Ohrit thonë se derisa kapacitetet e tyre ishin më të zbrazëta, i kanë pranuar të gjithë pacientët nga Struga.

Ne i pranuam ata për dy muaj, i analizuam këtu, i transportuam. Ju them se për një muaj janë hapur 146 histori në repartin infektiv në Ohër, 90% e të cilave janë nga spitali i Strugës. Ne madje i dhamë udhëzime me mendime të caktuara ekspertësh, nga infektologët tanë, se si të veprojnë dhe si t’i trajtojnë pacientët dhe ku t’i dërgojnë ata “-tha Goran Balev, drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

I pyetur nga Alsat nëse është në dijeni të problemit, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se asnjë pacient nuk kishte mbetur pa trajtimin e duhur në spital.

Nëse nuk mund të trajtohet për shkak të mbingarkesës së një departamenti afër rajonit ku ai jeton, natyrisht mundet në institucionet e Shkupit. Një nga problemet më të mëdha në rajonin e Strugës është se pacientët vonë paraqiten për trajtim në spital”-theksoi Venko Filpçe, ministër i Shëndetësisë.

Për pacientët në gjendje më të vështirë, drejtori i spitalit në Strugë, thotë se ata nuk kërkojnë më ndihmë nga Ohri, por i transportojnë drejtpërdrejt në Shkup. Përndryshe, spitali në Ohër aktualisht ka 25 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments