“Projekti” për boshatisjen e Strugës nga shqiptarët drejt finalizimit!
Numri i nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në klasën e parë, pothuajse është barazuar në komunën e Strugës, mëson strugalajm.com duke krahasuar të dhënat nga regjistrimet e nxënësve në shkollat fillore në afatin e parë.
Kështu, në afatin e parë janë regjistruar, 275 nxënës në gjuhën shqipe, 267 në gjuhën maqedonase dhe 3 në gjuhën turke.
Para disa viteve, raporti nxënës shqiptar maqedonas ishte 3/2 apo edhe 4/2 në fillim të viteve 2000, por migrimi në masë i shqiptarëve ka sjellur përmbysjen e shifrave.
Ndërkohë, ka zëra në opinionin e këtushëm që shkojnë edhe më larg duke thënë se ky është një projekt i mirëmenduar i zbatuar edhe me ndihmën e politikanëve shqipfolës sidomos të atyre me pushtet që sollën Strugën në këtë situatë duke stimuluar shpërnguljen e shqiptarëve me politikat e tyre klepto-kratike dhe nepotiste.
Falë politikës së tyre thonë ata sot Ladorishti ka nxënës sa Radozhda apo Veleshta po i afrohet Vevçanit.
Po çfarë thonë statistikat?
Në vitin shkollor 2008-2009 në gjithë shkollat fillore të Strugës kanë mësuar 7767 nxënës, në vitin pasardhës shkollor 2009-2010 ky numër ka zbritur në 7145, pra ky numër është zvogëluar për pakë më shumë se 600 nxënës.