9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStruga po boshatiset nga shqiptarët: 33 nxënës për pesë fshatra në klasë...

Struga po boshatiset nga shqiptarët: 33 nxënës për pesë fshatra në klasë të parë!

Në shkollën qëndrore fillore ”Nuri Mazari” në Dollogozhdë ku gravitojnë edhe shkollat fillore të Koroshishtit të Livadhisë,Pohumit dhe Zhepinit vendbanime këto që sipas regjistrimit të fundit të popullësisë numërojnë afërsishtë 7 mijë banorë konstatohet zvogëlimi i dukshëm i numrit të nxënëseve referuar të dhënave duke i krahasuar me ato të para 18 vjetëve. Në afatin e regjistrimit të majit për vitin shkollor 2019/2020 në klas të parë në këtë shkollë ku gravitojnë këto fshatra janë regjistruar vetëm 33 nxënës mëson Strugalajm.Nga shkolla fillore ”Nuri Mazari” deri në vitin 2000 pra rreth 18 vite më parë në këtë institucion arsimor kanë mësuar 1500 nxënës .Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë kan lojtur të ashtuqojturat ”martesa me letra’,praktik nepërmjet së cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku kriuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shum nxënës strugan ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës.Ndërkohë goditjen e fundit e duket se do ta japi mugrimi drejt Gjermanisë.Afërsish rreth gjashtqind nxënës varion numri i filloristve me origjinë nga komuna e Strugës të cilët klasën e parë e ndjekin në vendet europiane,këtë të dhënë e vërtetojm në disa institucione shtetërore në rrugë jozyrtare. Në këtë numër janë përfshir nxënësit e klasës së parë të cilët mësimin e viojnë jashtë vendit,të cilët prindërit I kanë regjistruar në zyrat e këtij shteti dhe që janë pajisur me dokumenta udhëtimi të Maqedonisë.(Strugalajm.com)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments