Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë një aleat kryesor për NATO-n dhe Partner i Europës, por Washingtoni do të reduktojë mbështetjen e tij në udhëheqjen ushtarake për Perëndimin përballë krizave të tjera të sigurisë.
Kjo është ajo çfarë Parashikon Strategjia e Re Kombëtare për mbrojtjen në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara në një dokument të Pentagonit ku theksohet se prioritet i tyre sa i përket kërcënimit kryesor nuk do të jetë më Kina, por Hemisfera Perëndimore .
Dokumenti thekson se Uashingtoni do të vazhdojë të luajë një rol qendror brenda NATO-s, edhe pse do të rishikojë praninë e tij ushtarake në Evropë.Në Evropë dhe në rajone të tjera, “aleatët do të marrin një rol udhëheqës përballë kërcënimeve që janë më pak serioze për ne, por më serioze për ta, me mbështetje thelbësore por më të kufizuar nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në dokumentin e Strategjisë së Re kombëtare të Sigurisë Kombëtare të publikuar nga Pentagoni.
Dokumenti I Strategjisë se Mbrojtjes i publikuara njëherë në 4 vite në të shkuarën kishin emëruar Kinën si kërcënimin dhe prioritetin kryesor Amerikan sa i përket sfidave të Mbrojtjes. Tashmë administrata Trump thote se marrëdhëniet me Pekinin do te trajtohen përmes forcës dhe jo konfrontimit.
Publikimi i strategjisë së re të mbrojtjes vjen pas shpalljes, në mesin e dhjetorit, të strategjisë së re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila u konsiderua gjerësisht si një shkëputje nga tradita e bashkëpunimit të ngushtë transatlantik.
Në atë dokument theksohej se strategjitë e mëparshme amerikane nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur interesave kombëtare, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së vendeve të tjera në dëm të popullit amerikan. Qasja e re, sipas strategjisë, udhëhiqet nga parimi “Amerika e Para”.
