7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaStoltenberg: NATO jo në garë armatimi, por duhet t’u përgjigjet investimeve ushtarake...

Stoltenberg: NATO jo në garë armatimi, por duhet t’u përgjigjet investimeve ushtarake të Rusisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të mërkurën se Aleanca nuk do të përfshihet në një garë armatimi, por ajo duhet t’u përgjigjet investimeve të Rusisë në aftësi të reja ushtarake.

“Kriza COVID-19 nuk do të thotë që sfidat e tjera janë larguar. Aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar, prishur dhe përçarë aleatët”, tha Stoltenberg pas ditës së parë të një konference virtuale të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Ai e quajti sjelljen agresive të Rusisë si sfidën më të rëndësishme duke shtuar se retorika e saj bërthamore është e rrezikshme.

Gjithashtu Stoltenbergu këmbënguli që Aleanca nuk ka qëllim të pasqyrojë masat ruse ose të vendosë raketa të reja tokësore në Evropë.

“Në takimin e sotëm, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s vendosën të zhvillojnë sistemin e tyre të integruar ajror, përfshi këtu edhe vendosjen e avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë”, theksoi ai duke shtuar se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut gjithashtu planifikon të avancojë shërbimet e saj të inteligjencës dhe aftësitë kibernetike.

Aleatët gjithashtu njohën ndikimin në rritje global të Kinës duke thënë se duhet të shoqërohet nga një pjesëmarrje më aktive në kontrollin ndërkombëtar të armëve.

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s konfirmuan angazhimin e tyre për të mbrojtur shtetet anëtare kundër çdo kërcënimi dhe për të ruajtur sigurinë afatgjatë në Afganistan dhe Irak.

Ata po ashtu ranë dakord për të rritur aktivitetet e NATO-s në Irak, me pëlqimin e Bagdadit zyrtar dhe komunitetit ndërkombëtar.

Takimi ministror do të vazhdojë të enjten me përgatitjet e Aleancës transatlantike për një valë të dytë të mundshme të pandemisë së koronavirusit të ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments