9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaStoltenberg: Kina duhet të paguajë për mbështetjen e luftës së Putinit

Stoltenberg: Kina duhet të paguajë për mbështetjen e luftës së Putinit

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se Kina duhet të përballet me pasoja për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë për BBC News, Stoltenberg u shpreh se Pekini po përpiqet që të ruajë marrëdhëniet me aleatët evropianë dhe nga ana tjetër po mbështet përpjekjet e Rusisë për luftë.

“Kjo nuk mund të funksionojë në planin afatgjatë,” tha Stoltenberg gjatë një vizite në Uashington.

Komentet e tij vijnë pasi Rusia nuk tregon asnjë shenjë për të hequr dorë nga lufta kundër Ukrainës. Në një samit të paqes të mbajtur në Zvicër në fundjavë morën pjesë dhjetëra shtete për të mbështetur Kievin, por Rusia e quajti atë humbje kohe dhe tha se do të pajtohej me bisedimet e paqes vetëm nëse Ukraina do të dorëzohej.

Në momentin që u pyet se çfarë mund të bëjnë anëtarët e NATO-s për mbështetjen e Kinës për Rusinë, Stoltenberg u shpreh se ekziston mundësia për vendosjen e të tjera sanksioneve. Pekini është tashmë nën disa sanksione për mbështetjen e tij ndaj Rusisë, muajin e kaluar, SHBA njoftoi kufizime që do të synonin rreth 20 firma me bazë në Kinë dhe Hong Kong.

Gjatë intervistës, Stoltenberg ka trajtuar gjithashtu çështjen për armët bërthamore dhe shpenzimet e mbrojtjes. Ai shtoi se në një fazë, ata duhet të konsiderojmë një lloj kostoje ekonomike nëse Kina nuk ndryshon sjelljen e saj.

Ai tha se Kina po përdor shumë teknologji, si mikroelektronikën, të cilat janë kyçe për Rusinë për të ndërtuar raketa, armë që ajo përdor kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, Kina ka mbrojtur “biznesin” e saj me Moskën, duke thënë se nuk po shet armë vdekjeprurëse dhe se po trajton me maturi eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë në përputhje me ligjet dhe rregulloret./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments