Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka folur edhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe për zhvillimet e fundit në veriun të Kosovës, transmeton TV21. Theksin e vendosi tek dialogu Prishtinë – Kosovë, ku falënderoi Maqedoninë e Veriut për përkushtimin për të ruajtur paqen në rajon.
“Jo shumë larg, pas incidentit dhe dhunës, i nxitëm Prishtinën dhe Beogradin të vazhdojnë me dialogun. E falënderoj Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e KFOR-it dhe ruajtjen e paqes në rajon”, tha Stoltenberg.