11.7 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeStojkoski: Çmimet e produkteve që marketet do t’i publikojnë në internet, duhet...

Stojkoski: Çmimet e produkteve që marketet do t’i publikojnë në internet, duhet të jenë të njejtë me ato në rafte

Çmimet e produkteve që marketet do t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre duhet të jenë të njëjta me ato në rafte. Në të kundërtën do të pasojnë gjoba prej 500 deri në 10.000 euro, tha sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Vllatko Stojkoski.

Ky detyrim buron nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, dhe vlen për të gjitha subjektet juridike të vogla, të mesme dhe të mëdha që merren me tregtinë me pakicë. Ata do të duhet jo vetëm të publikojnë çmimet, por edhe t’i përditësojnë ato çdo ditë, ndërsa kontrolli nëse ato janë në përputhje me zgjidhjen ligjore do të kryhet nga një grup i posaçëm inspektimi i ISHT-së.

Sipas Stojkoskit, tregtarët tashmë kanë faqet e tyre të internetit, janë pjesërisht të përgatitur dhe do t’i përgjigjen obligimit.

“Nuk guxon të ketë dallime në çmime në ueb-faqen me ato të marketeve. Për të qenë i qartë dhe i saktë, Ligji është për mbrojtjen e konsumatorit dhe gjobat variojnë nga 500 deri në 10.000 euro në varësi të madhësisë së personit juridik. Me publikimin e çmimeve onlajn, jo vetëm që konsumatorët do të informohen më mirë, por do të kemi edhe një pasqyrë më të mirë të gjithë situatës. Si drejtor kam në plan të kem një qendër të posaçme analizash – inspektorë analizash të cilët do të dalin të përgatitur në terren dhe do të bëjnë monitorimin. Kjo është puna jonë dhe ne jemi këtu për qytetarët, konsumatorët”, tha Stojkoski në një konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai nënvizoi se çdo shitës me mbi 10 punonjës është i detyruar të publikojë çmimet elektronike të produkteve të tyre, pavarësisht nëse shesin hekurishte apo teknikë të bardhë.

Aktualisht ISHT ka gjithsej 192 inspektorë, por ky numër, siç tha Stojkoski, nuk është i mjaftueshëm dhe do të duhet të forcohet kapaciteti.

I pyetur se çfarë do të ndodhë pas 30 prillit kur të përfundojnë masat e marzhit të qeverisë, Stojkoski u përgjigj se situata po monitorohet, veçanërisht zhvillimet në bursa. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments