5.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeStoilkovski-VMRO-DPMNE : Kovaçevski dhe Mariçiqi shkelin parimin e respektit dhe reciprocitetit të...

Stoilkovski-VMRO-DPMNE : Kovaçevski dhe Mariçiqi shkelin parimin e respektit dhe reciprocitetit të ndërsjellë

Sipas qëndrimit qeveritar të shprehur nga Bojan Mariçiq, presim që sot në qeveri t’i këshillohet kryeministri bullgar se nuk është detyrë e Bullgarisë që, citoj, “të thotë se ku ka pakicë në rajon”, dhe se ” është çështje e brendshme e të gjitha vendeve në rajon”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE.

Deklarata e mëposhtme

Mariçiq dhe Kovaçevski nga njëra anë shkëputen nga maqedonasit në Bullgari, thonë se është çështje e brendshme e Bullgarisë dhe në të njëjtën kohë lakojnë kurrizin para diktimit të Sofjes për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, duke hapur preambulën.

E dyta dhe shumë e rëndësishme është që Mariçiq dhe Kovaçevski të thonë nëse kanë pranuar një aneks marrëveshje që do të riformulojë nenet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, sipas të cilave do të ndryshonte roli, forma dhe qëllimet e komisionit për çështje historike. “Mariçiç tregon qartë një ‘formë të re’ dhe ngre pyetjen nëse ai komision do të ekzistojë fare dhe në çfarë forme.”

Kjo, zonja dhe zotërinj, mund të nënkuptojë vetëm një gjë, ajo është ndryshim, gjegjësisht aneks i marrëveshjes, për të cilën Qeveria fshihet dhe hesht. Piunët e Zaevizmit që në ditën e parë i shkelën pozitat e Maqedonisë. Mariçiq dhe Kovaçevski vazhdojnë me poshtërimet kombëtare, të cilat ishin karakteristikë e Zoran Zaev.

Piunët e Zaevit, si Kovaçevski ashtu edhe Mariçiq, shkelin parimin e respektit dhe reciprocitetit të ndërsjellë, si bazë për marrëdhënie të mira fqinjësore. E turpshme dhe e padenjë është sjellja e zëvendëskryeministrit, e cila është vazhdimësi e politikave të turpshme të Zaevizmit.

Kjo është e mjerë dhe e turpshme. Zaevizmi kërcënon interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase dhe sepse duhet mposhtur shpejt në zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments