-3.9 C
Tetovo
E hënë, 13 Janar, 2025
BallinaLajmeStoilkoviqi Kosovën e quan “Kosovo i Metohija”/ Izet Mexhiti: është përfaqësues serb,...

Stoilkoviqi Kosovën e quan “Kosovo i Metohija”/ Izet Mexhiti: është përfaqësues serb, nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Ivan Stoilkoviq, Kosovën e quan Kosova dhe Metohija. Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive qëndron një postim ku radhiten emrat e shteteve fqinje, ku mes tjerash përmendet edhe Kosova. Por, njëkohësisht as vendin amë nuk e quan me emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedoni.Se ministri me origjine serbe, Stoilkoviç i cili mban njërin nga postet më të larta në qeverinë e Mickoskit, vazhdon të provokojë me emërtime, ka zgjuar shumë reagime në opinioni publik në vend. Madje, Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se partneri qeverisës VLEN distancohen nga qëndrimi i tij dhe se nuk mund t’ia ndryshojnë bindjet e tij personale.Interpretimet e tilla të Stoilkoviqit nuk ie shqetësojnë Mexhitin, pasi sic tha, seanca e parë ndërqeveritare e Kryeministrit Mickoski, u realizua me Qeverinë e Kosovës në Prishtinë me homologun Kurti.
Kujtojmë që Maqedonia e Veriut e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës si Republikë pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, duke u bërë atëherë shteti i pesëdhjetë që miratoi vendimin e Kuvendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments