19.8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeStevkova Shterieva: Bankat po shqyrtojnë tarifat për uljen e provizioneve, ky është...

Stevkova Shterieva: Bankat po shqyrtojnë tarifat për uljen e provizioneve, ky është vendim individual i udhëheqësisë

Bankat po shqyrtojnë tarifat për mundësinë e uljes së provizioneve për disa shërbime, pas kërkesës që i dërgoi javën e kaluar guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllavevski në Asociacionin Bankar të Maqedonisë (ABM).

Kryetarja e ABM-së, Maja Stevkova Shterieva sot deklaroi se ky është një vendim individual i organeve të menaxhimit të bankave, ndërsa i referohej edhe premtimeve nga Banka Popullore për uljen e tarifave që bankat paguajnë për përdorimin e shërbimeve në Sistemin pagues interbankar të Maqedonisë (SPIM).

“Po, në mbledhje thamë se të gjitha opsionet do të shqyrtohen. Bankat tashmë kanë filluar t’i shqyrtojnë tarifat, siç tha guvernatori, por siç theksova dhe atëherë, ky është një vendim individual i secilës bankë, përkatësisht i organeve të menaxhimit të bankës. Para së gjithash, duhet të shqyrtojmë tarifat, u premtua gjithashtu nga Banka Popullore se për qarkullimin e borxhit në anën e transaksioneve të lidhura me SPIM do të ketë lirim nga ai transaksion. Janë llogaritje më komplekse për të dyja, prandaj në kohën e duhur pres që ata të reagojnë”, tha Stevkova Shterieva, në pyetjen e gazetarëve në aktivitetin me rastin e ndarjes së çmimeve të nxënësve nga Maqedonia të cilët e fituan vendin e dytë në Kuizin evropian të parave.

Guvernatori Sllaveski në takimin me përfaqësuesit e ABM-së javën e kaluar tha se pret që në afatin më të shkurtër të mundshëm bankat të rishikojnë lartësinë e tarifave për realizimin e pagesave për qytetarët dhe kompanitë dhe t’i vendosin ato në një nivel të arsyeshëm. Ai paralajmëroi se do të paraprijë një ulje e tarifave që bankat paguajnë për përdorimin e shërbimeve në Sistemin pagues interbankar të Maqedonisë (SPIM), siç janë tarifat e lidhura me qarkullimin e borxhit.

Sllavevski paralajmëroi se kostot e larta për realizimin e pagesave mund të jenë një barrierë për përdorimin e kanaleve zyrtare, veçanërisht për popullatën me të ardhura më të ulëta e cila në kushte të shërbimeve të paarritshme për shkak të çmimeve do të duhet të mbështetet më shumë në para në dorë.

“Tarifat për mbajtjen e një llogarie pagese për kompanitë – edhe pse janë në nivele të ngjashme me ato të bankave amë nga BE-ja, megjithatë paraqesin shpenzime të larta, veçanërisht për kompanitë e vogla dhe të mesme në vend, prandaj ato duhet të ulen. Tarifat për përdorimin bankar elektronik dhe mobile, në kushte kur paguhen tarifa për mbajtjen e një llogarie pagese, paraqesin një kosto shtesë që duhet të eliminohet, duke pasur parasysh se ky shërbim është zakonisht falas për qytetarët në bankat amë nga BE-ja, ndërsa një pjesë e tyre nuk i ngarkojnë as këto tarifa për kompanitë. Tarifat për pagesat me urdhra pagesash brenda bankës duhet të hiqen, duke pasur parasysh se për realizimin e tyre nuk është e nevojshme përdorimi i sistemeve të pagesave që krijojnë kosto për bankat, dhe ky shërbim është zakonisht falas për qytetarët në bankat amë të BE-së”, tha guvernatori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments