Dhjetëra mijëra pjesëmarrës, filluan të mblidhen pas namazit të sabahut në xhamitë historike të Sambollit, Ajasofja, Sultanahmet, Suleymaniye dhe Xhamianë e Re në Eminönü, marshuan drejt Urës Galata, ku u mbajt tubimi kryesor nw pwrkrahje tw popullit palestinez, raporton Anadolu Agency.
Pas namazit të sabahut, besimtarët bënë lutje për palestinezët e vrarë dhe ushtarët e rënë turq.
Gjatë marshit, pjesëmarrësit thërrisnin tekbire dhe brohoritnin me slogane si “Zgjohu, o musliman”; “Istanbul mos fli, dili zot vëllait” e të tjera.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, ish-kryetari i parlamentit turk, Mustafa Şentop, dhe kryetari i Bordit të Administratorëve të Fondacionit për Përhapjen e Dijes (İlim Yayma) dhe anëtar i Bordit të Lartë Këshillimor të TÜGVA-s, Bilal Erdoğan./21Media