Udhëheqësia e të gjithë sektorëve pranë Spitalit Klinik të Tetovës i janë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një letre me shkrim ku i kërkojnë që të punësuarve te tyre me kontrate ne vepër, t’iu jepen vendime pune. Mes të tjerash, ne letër, thuhet se në mesin e punonjësve shëndetësor ka nga ata te cilët që prej 5 vitesh punojnë me kontrata, pa sigurim shëndetësor, ndërsa kanë qenë në frontin e parë gjatë luftës me virusin Korona. Ne mesin e shumë bluzave të bardhave, ka dhe nga ata, të cilët vite më radhë kanë qenë vullnetarë, me qëllimin e vetëm t’u ndihmojnë pacientëve që më tej për to të ketë një vend pune. Mes tjerash, ne letër thuhet “Konsiderojmë se më së paku nga gjithë të tjerët, ky grup meriton t’iu ndërpritet kontrata e punës. Ata kanë qenë aty ku ka pasur nevojë, janë të trajnuar dhe të përgatitur për punën e tyre, si t’i lemë të ikin”? Udhëheqësia e reparteve brenda Spitalit te Tetovës, njofton se kontratat e tyre përfundojnë me 31 dhjetor dhe se pas kësaj date nuk dihet se çfarë do ndodh me fatin e tyre.