Dje për herë të parë në spitalin klinik të Tetovës është kryer ndërhyrja kirurgjikale plastike – abdominoplastia (rimodelimi i barkut) nga dr. Roland Alili (specialist i kirurgjisë) me asistencën e prof. dr. Kastriot Haxhirexha (kirurg), Valtron Dervishi (anesteziolog), Makfirete Beqiri (instrumentare) dhe Selver Osmani (vëlla medicinal).
Ekipi i kombinuar i stafit mjekësor e kryen këtë ndërhyrje në trupin e pacientes 40 vjeçe dhe thanë se ky operacion zgjati 3 orë, dhe përfundoi me sukses.
Çka është abdominoplastia?
Abdominoplastika e njohur gjithashtu si “rimodelim i barkut”, është një ndërhyrje kirurgjikale që realizohet me qëllim të heqjes së masës dhjamore, heqjen e lëkurës së tepërt të barkut dhe tendosjen e saj. Ky operacion konturon zonën e barkut dhe të belit.
Rezultati përfundimtar që arrihet nga abdominoplastika është një bark më i bukur estetikisht përsa i përket pamjes, tonit të muskujve, dhe siluetës në tërësi.
Përndryshe dr. Roland Alili është specialist i kirurgjisë, ka kryer fakultetin e mjeksisë në Shkup në vitin 2006, dhe specializimin në kirurgji në klinikën universitare të Shkupit.
Dr. Roland Alili punon në spitalin klinik të Tetovës dhe kryen ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale, plastike dhe të tjera.