8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSpiropali: Para anëtarësimit në BE kërkohet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Spiropali: Para anëtarësimit në BE kërkohet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Për Shqipërinë e Kosovën bashkëpunimi është prioritet i pandashëm, është binom stabilizues e orientues për të nesërmen tonë. Dialogu Kosovë-Serbi në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, SHBA-në e BE-në, duhet ta ketë medoemos si rezultat nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjërisht që mundëson njohje të ndërsjellë”, ka thënë Spiropali, pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kosova është prioritet i Shqipërisë, ka thënë kryetarja e Kuvendit të këtij shteti, Elisa Spiropali, e cila të mërkurën e ka realizuar vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit në Prishtinë.

Pas takimit që e ka mbajtur me homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca, ajo e ka shprehur qëndrimin se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) nuk duhet të ndodhë pa marrëveshje për njohjen e Kosovës.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Për Shqipërinë e Kosovën bashkëpunimi është prioritet i pandashëm, është binom stabilizues e orientues për të nesërmen tonë. Dialogu Kosovë-Serbi në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, SHBA-në e BE-në, duhet ta ketë medoemos si rezultat nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjërisht që mundëson njohje të ndërsjellë”, ka thënë ajo pas takimit me Konjufcën. “Është proces i gjatë por herët a vonë në fund të tunelit do të ketë medoemos një dritë, që do të dëshmojë realitetin e pakthyeshëm gjeopolitik – republikën më të re evropiane të Kosovës”.

E kryeparlamentari Konjufca ka shtruar nevojën për më shumë mbështetje nga Shqipëria, me qëllimin për t’iu kundërvënë fushatës së Serbisë kundër Kosovës.

“Kosova vazhdon të ketë nevojë për mbështetjen e Republikës së Shqipërisë, për mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, kundrejt sjelljes armiqësore që e ka Serbia, ndaj shtetit të Kosovës, ndaj pavarësisë sonë”, ka theksuar ai.

Qeveria e Shqipërisë i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar në presionin ndaj Kosovës, për të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara në veriun e banuar me serbë, ku funksionojnë ilegalisht struktura të Serbisë. Pas kësaj, janë reduktuar komunikimet ndërmjet zyrtarëve të të dyja qeverive.
Kryeparlamentarja e Shqipërisë është pritur edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili raportet mes të dyja vendeve i ka vlerësuar si të shkëlqyera.

“Duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe vëllazërore ndërmjet dy shteteve tona, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka ofruar në forume dhe proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, e veçanërisht në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Edhe kryeparlamentarët kanë mohuar se ka lëndim raportesh mes të dyja shteteve.

“Në nivel të qeverive, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm, në nivel të ministrive, nuk kemi pasur kurrë bashkëpunim më të madh sesa këto 3-4 vjetët e fundit me Republikën e Shqipërisë. Marrëveshjet janë të shumta”, ka theksuar Konjufca.

E Spiropali është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë “reflektim i marrëdhënies vëllazërore mes popujve tanë, marrëdhëniet krejt të natyrshme”.

Spiropali është pritur edhe nga grupi i grave deputete të Kuvendit të Kosovës. Ajo gjatë së mërkurës, bashkë me kryetarin e Kuvendit Konjufca kanë bërë nderime edhe pranë memorialit “Heroinat”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments