2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSpecialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë vazhduar masën e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe Veselit dhe ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të paraqesin parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të tyre jo më vonë se 28 korrik 2023.

Ndryshe, në fund të majit ZPS kishte dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në vendimin e Speciales thuhet se trupit gjykues thekson se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se, në bazë të nenit 39(2), ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh kundër njerëzimit (përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë) dhe krime lufte (ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje).

Tutje në arsyetim të vendimit thuhet se ZPS-ja pohon se njohuritë dhe të kuptuarit e Thaçit dhe Veselit për akuzat dhe provat kundër tyre janë rritur në bazë të zbulimeve të fundit dhe fillimit të gjykimit.

Andaj, sipas tyre, kombinimi i njohurive të Thaçit dhe Veselit lidhur me rastin kundër tyre dhe mundësia reale e një dënimi për një kohë të gjatë, duke u bazuar edhe në dënimin me 26 vite burgim të Salih Mustafës, ngrit rrezikun dhe rrit motivin e Thaçit dhe Veselit për të ikur, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë, në vendim thuhet se paneli ka shqyrtuar argumentet e ZPS-së, në dritën e fazës aktuale të procedurës, duke ripohuar se nuk gjen ndonjë faktor shtesë mjaftueshëm bindës për të ndryshuar konstatimin e tij të mëparshëm në lidhje me rrezikun e arratisjes.

Ndërkaq, lidhur me rrezikun e pengimit të ecurisë së procedurave të DHSK-së, duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të këtij paneli, në vendim thuhet se ZPS-ja thekson se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik të pengimit të procedurave.

Kjo për arsye se sipas ZPS-së ky panel më herët ka përcaktuar se ekziston një klimë e përgjithshme e ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë lidhur me këtë rast dhe të tjera para DHSK-së dhe se të akuzuarit kanë marrë informacione lidhur me 40 dëshmitarët e parë që ZPS synon të thërrasë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments