28.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Korrik, 2025
BallinaLajmeSPB TETOVË / Kumtesë

SPB TETOVË / Kumtesë

Mbrëmjen e djeshme (24-janar) në ora 22:25, në
Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë
kanë privuar nga liria 43-vjeçarin J.J. nga ky fshat. Për
arsye se në ahengun e tij familjar rreth orës 21:15 është
qëlluar me armë zjarri, ku një plumb endacak ka
përfunduar në shtëpinë e bashkfshatarit të tij 81-vjeçar
S.T. dhe ka shkaktuar dëme në një pjesë të objektit. Nuk
ka persona të lënduar, është kryer këqyrja e plotë dhe
J.J. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për
zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
……
Dje (24-janar) rreth orës 17:15, në Gostivar,
zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve
të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 50-
vjeçarin P.M. nga Gostivari i cili ishte raportuar nga vëllai
i tij 59-vjeçar se kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 82-
vjeçare dhe se i kishte kërcënuar të dy. Ai është ndaluar
në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit
të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Pjestarë të policisë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, dje (24-janar) rreth orës
14:50, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, kanë ndaluar
40-vjeçarin F.H. nga Gostivari. Ai është raportuar nga
fqinji i tij M.E.(61) se në këtë rrugë e ka sulmuar fizikisht,
pas së cilës është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar
për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Dje (24-janar) rreth orës 17:00, në Stacionin
Policor të Gostivarit është thirrur për bisedë zyrtare 53-

vjeçari V.A nga Gostivari, V.A., i cili paraprakisht kishte
qenë i denoncuar nga nëna e tij 75-vjeçare, se ai dhe
gruaja e tij e kishin malltretuar fizikisht dhe se e kishin
kërcënuar motrën e saj. Po merren masa për zbardhjen
dhe dokumentimin e rastit.
……
Pesëdhjetëvjeçari Q.I. nga Gostivari, dje (24-janar)
në orën 11:30 ka raportuar se në Zdunjë të Gostivarit,
është kafshuar nga një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments