Me datë 15.01.2024 në ora 22.00 në Gostivar,
zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për
Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria
personin M.M. (33) nga Gostivari pasi që dhjetë minuta
më parë ishte denoncuar nga gruaja e tij 33-vjeçare se e
kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Personi
është mbajt në komisariat për procedim të mëtejshëm
dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë
parashtrimi përkatës.
……
Me datë 15.01.2024, zyrtarët policorë nga SPB
Tetovë – Njësia Policore- Tearcë, duke marrë masa sipas
planit të përgatitur paraprakisht për parandalimin dhe
ndalimin e lypjes, në Sllatinë të Tetovës, kanë kapë dhe
ndaluar personat D.B.(55), M.R.(52), 53-vjeçaren Z.D.
dhe 51-vjeçaren G.M., të gjithë nga Shkupi. Personat
janë ndaluar në komisariat dhe po punohet për
dokumentimin e rasteve dhe më pas ndaj tyre do të
vijojnë procedimet përkatëse.
…….
Sot 16.01.2024 në ora 08:00 në Tetovë, zyrtarët
policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar prsonin F.J.(48)
nga Tetova. Ai ishte në kërkim me një urdhër gjykate për
të vuajtur dënimin me burg. Personi do të dorëzohet në
Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg.