Më datë 16.05.2024 në ora 11.50 në Debresh të Gostivarit,
efektivët e policisë nga Njësia e Policisë-Gallatë, kanë privuar nga
liria personin S.S. (35) nga i njëjti fshat, për arsye se një ditë më
parë ishte raportuar nga 34-vjeçarja L.E. nga Gostivari se e kishte
kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe ikishte thyer telefonin e saj
celular. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kund[r tij do të
përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga
SPB-Tetovë, për rend dhe siguri më të madhe të trafikut, gjatë
muajit të kaluar, në kontrolle të rregullta dhe aksioneve të
zbatuara dhe kontrolleve të përforcuara të trafikut, janë zbuluar
dhe sanksionuar gjithsej 1965 shkelje të trafikut (TE-1252 dhe
GV-713). Duke vepruar kështu, nga trafiku janë larguar 102
automjete (TE-74 dhe GV-28) nga të cilat 17 automjete me
parregullsi teknike, 42 me regjisterim të skaduar deri dhe mbi 30
ditë, 37 me xham të errësuar me folia, 4 automjete të
paregjistruara dhe 2 me ngarkesë të akomoduar gabimisht. Gjatë
kësaj periudhe, u konfiskuan përkohësisht 8 automjete (TE-6 dhe
GV-2), nga të cilat 7 automjete u konfiskuan për shkak të afatit të
skaduar të regjistrimit për më shumë se 6 muaj dhe 1 për shkak të
zhurmës. Gjithashtu u përjashtuan 269 shoferë (TE-201 dhe GV-
68), 27 prej të cilëve po ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit,
171 shoferë që drejtonin automjete pa kaluar provimin e patent
shoferit dhe 28 shofer fillestar që nuk respektonin rregulloret dhe
kufizimet për këtë kategori të shoferëve. Gjatë muajit të kaluar,
janë konstatuar gjithsej, edhe 645 masa (TE-364 dhe GV-281) të
tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar, si dhe shkeljet e
tjera. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur me parashtresa
përkatëse ligjore.
SPB-Tetovë përsërit apelin për të gjithë pjesëmarrësit e
trafikut që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke
kontribuar kështu për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë
të trafikut.
……