-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

K u m t e s ë
Dje (20-dhjetor) rreth orës 19:15 në SPB-Tetovë,
ëahtë thirr 47-vjeçari G.I. nga Tetova, i cili dy orë më
parë ishte raportuar nga 35-vjeçarja A.R. nga Tetova, se
rreth orës 13:30 në rrugën “Pollog” në Tetovë, fizikisht e
kishte sulmuar burrin e saj 41-vjeçar V.R. Përveç kësaj,
sipas raportit, G.I. e kishte kërcënuar disa herë dhe
kishte kërkuar një sasi më të madhe parash që i kishin
borxh. Мë vonë, në SPB-Tetovë, është thirr gjithashtu
edhe personi V.R.. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar dhe kundër G.I. do të pasoj parashtresë
përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20-dhjetor)
rreth orës 20:30, në Jazhincë të Tetovës, në afërsi të
vendkalimit kufitar, kanë privuar nga liria një të mitur nga
Republika e Kosovës. Ai ishte raportuar në orën 19:00
nga një banore 18-vjeçare e një fshati të Tetovës se
kishte abuzuar me të dhënat e saj personale dhe e
kishte kërcënuar se të publikonte të dhënat dhe fotot e
saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale nëse ajo
nuk paguante atij një sasi të caktuar parash. Pas
dokumentimit të plotë të rastit kundër të miturit nga
Kosova do të përgatiten parashtresa përkatëse.
…….
Dje (20-dhjetor) rreth orës 14.00 pjestarë të
policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 21-vjeçarin B.M.
nga Tetova, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj
tyre dhe kishte refuzuar urdhërin duke ndërmarrë
veprime zyrtare në rrugët ,,Iliria” dhe ,,Ilinden” në
Tetovë. Çështja është duke u pastruar dhe kundër tij do
të përgatitet parashtresë përkatëse.

……
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Njësisë policore
Galatë, dje (20-dhjetor) kanë privuar nga liria një të mitur
nga Debreshi i Gostivarit, i cili më datë 19 të këtij muaji
kishte vjedhur një veturë ,,folksfagen pasat” me shenja
regjistrimi të Gostivarit e cila kishte qenë e parkuar në
rrugën lokale duke lidhur fshatrat e Gostivarit Debresh
dhe Zdunjë. Makina iu kthye pronarit të saj F.J. (53) nga
Debreshi, ndërsa pasi të dokumentohet plotësisht
çështjen ndaj të miturit do të përgaditet parashtresë e
paraparë ligjore.
…….
Dje (20-dhjetor) nga ora 10.00 deri në ora 14.00
në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues
ndaj shoferëve – nëse dhe sa prej tyre respektojnë
detyrimet ndaj këmbësorëve. Përveç kësaj, janë zbuluar
dhe sanksionuar gjithsej 24 drejtues mjetesh (TE-19 dhe
GV-5) të cilët nuk i kanë lëshuar që të kalojnë
këmbësorët në vendkalimet e shënuara. Për të gjith
shkelësit janë përgatitur parashtresa, gjegjësishtë gjoba
në para, të cilat, në varësi të llojit dhe karakterit të
shkeljes, variojnë nga 200 deri në 250 euro në
kundërvlerë në denarë. Ata të cilëve u janë shqiptuar
gjoba të theksuar prej 250 euro do tu rivokohen
përkohësisht patentat e tyre të vozitjes nga tre muaj deri
në një vit. Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 11 lloje të
tjera të shkeljeve (TE-8 dhe GV-3). Duke pasur
parasysh frekuencën e rritur të trafikut në zonën më të
gjerë të Pollogut, Sektori i punëve të brendshme-Tetovë
apelon shoferët që të japin rregullisht përparësi kalimi,
gjegjësishtë ti lëshojnë që të kalojnë këmbësorët, kures
këmbësorët, nga ana tjetër, të shikojnë se kur dhe si i
kalojnë rrugët dhe si lëvizin, veçanërisht në rrugë ku nuk
ka trotuar të formësuara.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments