12.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë ështe kryer një bisedë
zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë
09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar se rreth
orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një
person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor
në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo ishte paraqitur
vetë në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes,
kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 13.05.2024 në orën 22.20 në rrugën rajonale
Tetovë-Shkup, në Zhelinë të Tetovës, efektivët e policisë nga
Njësia e Policisë Grupchin kanë privuar nga liria personin S.K.
(24) nga Poroi i Tetovës për arsye se tek ai është gjet dhe
konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në stacionin policor për
procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të përgaditet parashtrim
përkatës.
……
Më datë 13.05.2024 në ora 10.30 në SPB-Tetovë, N.N.(47)
nga Recica e Madhe e Tetovës, ka raportuar se në shkollën fillore
ku po mësonte djali i saj i mitur, është sulmua fizikisht nga katër
shokë të klasës. Janë marrë masa për pastrimin e çështjes.
……
Më datë 13.05.2024 në orën 17.10 në DPB-Gostivar, SH.H.
(47) nga Banjica e Epërme e Gostivarit ka raportuar se rreth orës
09.30 në oborrin e shkollës fillore në të cilën mësonte, djali i tij i
mitur është sulmua fizikisht nga një nxënës tjetër i shkollës. Janë
marrë masa për të pastruar çështjen.
……
Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga
Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në
sipital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit,
nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në
shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka
konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka


kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të
Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.
……
Më datë 13.05.2024 rreth orës 07.30 në DPB-Gostivar,
S.P.(48) nga Gostivari ka raportuar se në rrugën “Tode
Bogdanoski” në Gostivar është sulmuar nga një qen endacak, pas
së cilës në përpjekje për të shpëtuar ajo është rrëzuar dhe ka
pësuar lëndime trupore.
……
Më datë 13.05.2024 në orën 11.30 në DPB-Gostivar,
personi S.L. (52) nga Gostivari, ka raportuar se në rrugën “Boge
Veljanoski” në Gostivar ishte kafshuar nga një qen endacak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments