Më 02.05.2024 në orën 18.45 në rrugën “Svetozar
Peposki” në Gostivar, efektivët e policisë nga DPB-
Gostivar e kanë privuar nga liria G.I. (50) nga Negotina
e Gostivarit. Ajo ishte kap duke vjedhur në një objekt
shitjeje, pas së cilës ajo ishte përpjekur që të ikte, por
ishte penguar dhe u privuar nga liria.
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të çështjes
kundër saj, do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Më 02.05.2024 në ora 09.20 në DPB-Gostivar,
personi M.S. (70) nga Vrapçishti i Gostivarit, ka
raportuar se rreth orës 07.50 pas një zënke të
mëparshme verbale lidhur me një parking automjetesh,
personi Ç.S. e kishte kërcënuar atë me një armë.
Punohet për ybardhjen dhe dokumentimin e plotë të
çështjes.
……
Më 02.05.2024 në orën 20.00 në SPB-Tetovë, një i
mitur nga Tetova, në prani të nënës së tij N.A.(36), ka
raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur,
shok i tij. Punohet në zbardhje të plotë të çështjes.
……
Më 02.05.2024 në orën 11.00, efektivët e policisë
nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin M.N. nga
Tetova, i cili ishte raportuar nga personi M.F.(21) nga
Tetova, se ishte sjellur në mënyrë agresive ndaj
punonjësve dhe të mysafirëve në objektin hotelierik në
rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë. Ai është mbajt në
stacion policorë dhe kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse.
……
Më 02.05.2024 efektivët e policisë nga DPB-
Gostivar kanë privuar nga liria personin B.A. (36) nga
Llakavica e Gostivarit, i cili në orën 13.30 ishte raportuar
nga personi S.N.(47) nga Gostivari, se një ditë më parë
rreth orës 19.35 në rrugën regjionale Mavrovë-Gostivar,
e kishte sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë i
kishte shkaktoi lëndime trupore, të konstatuara në
Qendrën Mjekësore në Gostivar. Personi është mbajtë
në stacionin policior dhe punohet në zbardhjen e
çështjes, pas së cilës kundëer tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse.
……