Lënda : K u m t e s ë
Dje (14-dhjetor) në ora 12:55 në SPB-Tetovë është
raportuar se në fshatin Pirok të Tetovës është prishur
rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i
ndërsjellë në të cilin kanë marrë pjesë katër persona
nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të
pazgjidhura pasurore dhe juridike për të cilat ata ishin në
një proces gjyqësor. Dhjetë minuta më vonë, dy nga të
përfshirët në përleshje, F.I.(29) dhe K.I.(25) vetë janë
paraqitur në Njësinë e Policisë Kamnjan dhe janë
siguruar edhe dy personat tjerë të përfshirë. Rasti është
duke u zbardhur plotësisht dhe ndaj pjesëmarrësve në
përleshje do t’u përgaditen parashtresa përkatëse.
…….———————————————–
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ndër të
tjera në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për
Çështje Sociale ndërmerr masa edhe për trajtimin e
lypjes dhe lypësve. Kështu që këtë vit janë marrë
gjithsej 34 masa të tilla (TE-28 dhe GV-6), në të cilat
numri më i madh ishin nga rajoni, por edhe nga vende të
tjera të vendit tonë, të cilat lypnin në vende publike dhe
shpesh së bashku me femije te mitur. Të gjithë ata janë
ndaluar dhe ndaj tyre janë përgatitur parashtresat e
parapara sipas nenit 24 të Ligjit për veprat kundër rendit
dhe qetësisë publike. Sepse lypja si dukuri asociale
është në kundërshtim me këtë ligj dhe sanksionohet me
gjobë prej 15 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë.
Aktivitetet për zbulimin dhe sanksionimin e lypjes do të
vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe përveç atyre
që janë të përfshirë drejtpërdrejt, do të sanksionohen
edhe personat që i nxisin dhe i organizojnë për të lypur.