Më datë 23.04.2024 në ora 15:40 në SPB-Tetovë,
M.F (53) dhe Z.F (66) nga Reçica e Vogël e Tetovës kanë
raportuar se në oborrin e një shkolle në Tetovë kanë qenë
të sulmuar fizikishte nfa M.J.(33) nga Piroku i Tetovës, me
të cilën kishin marrëdhënie të pazgjidhura familjare. Në
lidhje me ngjarjen M.J. në ora 16:00 ka ardhur në stacionin
policor të Tetovës, me të është kryer intervistë zyrtare dhe
pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të
përgatitet parashtresa përkatëse.
……
Më datë 23.04.2024 në ora 23:20, personi M.J.(45)
nga Reçica e Vogël e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar
se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur
tjetër, shoku i klasës nga Saraji i Shkupit. Janë marrë
masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më datë 23.04.2024 në ora 11:30 në SPB-Tetovë,
B.F.(29) nga Tetova, pronar i personit juridik, ka raportuar
se nga data 23.03.2024 deri në ditën e raportimit është
mashtruar nga një kompani e huaj shitëse dhe një kompani
transporti. Sipas raportit, ai ka porositur mallra online për
nevojat e kompanisë së tij, për të cilat në disa raste ka
paguar rreth 21 mijë euro përmes transaksioneve bankare,
por më datë 17 prill 2024, kompania që kishte kryer
transportin e kishte njoftuar se porosia e tij është bllokuar
në Gjermani. Sipas raportit, B.F. ka kontaktuar me
shërbimet kompetent në Gjermani, nga ku i është thënë se
një malli i tillë nuk ishte i regjistruar si i bllokuar tek ata, dhe
më pas kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar. Rasti
është duke u zbardhur dhe dokumentuar.