10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË-KUMTESË

SPB TETOVË-KUMTESË

Lënda : K u m t e s ë

Njëzet e nëntë vjeçari N.D dhe 30 vjeçari V.T., të
dy nga Saraqina e Tetovës, dje (26 nëntor) në ora 14:00
në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:30 në
një lokal në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë kanë qenë të
sulmuar fizikisht nga H.M.(38) dhe M.N.(20) nga Tetova.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e
rastit, pas së cilës ndaj të përfshirëve do të vijojnë
parashtresë përkatëse.
……
Dje (26-nëntor) në ora 14:20, personi Z.K. (73)
nga Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar në SPB-Tetovë
se është kafshuar nga një qen endacak derisa ishte
duke ecur në një rrugë lokale të fshatit.
……
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, dje (26-nëntor)
nga ora 10.00 deri në ora 16.00 kanë kryer aksion-
kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin
automjetet, në të cilin janë shqiptuar gjithsej 136 masa.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 78
automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-29 dhe GV-
49) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të
lejuar jashtë vendbanimit. Katër prej tyre (TE-3 dhe GV-
1) tejkaluan me më shumë se 70 kilometra në orë, 19
(TE-9 dhe GV-10) me 50 deri në 70 kilometra në orë e
kështu me radhë. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe
29 drejtues mjetesh (TE-11 dhe GV-18) të cilët kanë
tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe
7 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-3 dhe GV-
4), për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa
përkatëse me gjoba nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë

në denarë,varësisht nga madhësia e
tejkalimit. Atyre që kanë tejkaluar me më shumë se 30,
50 dhe 70 kilometra në orë, brenda ose jashtë
vendbanimit, do t’u rivokohet përkohësisht patentë
shoferi nga tre muaj deri në një vit.
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë edhe një
herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që shpejtësinë e
tyre të lëvizjes ta përshtasin sipas kushteve të rrugës,
sepse këto ditë në paradite dhe në mbrëmje rrugët janë
të ngrira dhe të rrëshqitshme dhe për rrjedhojë
rrezikohen për shpejtësi më të madhe dhe dalje jashtë
rrugës.
…….

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments