Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (14-mars)
rreth orës 16:30 në Pallaticë të Tetovës, kanë privuar
nga liria 48-vjeçarin J.L. nga ky fshat, i cili më herët ishte
raportuar nga 49-vjeçari E.M. nga Gërgurnica e Tetovës
se dyzet minuta pas mesnatës përpara një objekti
hotelierie në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e ka sulmuar
fizikisht dhe e ka kërcënuar. Ai është mbajtë në
Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe
dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet
parashtresë të përshtatshme.
……
Djembrëma (14-mars) rreth orës 20.00, në rrugën
“Fushtanska” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-
Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.D. nga
Tetova, sepse gjatë një kontrolli të kryer ndaj tij, tek ai
është gjet dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë
në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të
plotë rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e
parashikuar me ligj.
……
Tridhjetë e nëntë vjeçarja I.M. nga një fshat i
Tetovës, dje (14-mars) në ora 16:00 në SPB-Tetovë ka
raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme
të Tetovës ku djali i saj i mitur mësonte, profesor I.N. e
ka trajtuar në mënyrë agresive dhe mjet të fortë i ka
shkaktuar një lëndim. Janë ndërmarrë masat për
pastrimin dhe dokumentimin e rastit.
…….
Shtatëdhjetë vjeçarja F.H. nga Sellca e Tetovës,
dje (14-mars) në orën 19:20 në SPB Tetovë, ka
raportuar se rreth orës 16.00 në oborrin e shtëpisë së
tyre familjare është sulmuar fizikisht nga fqinji i saj R.Xh.
Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar.
…….
Dje (14-mars) në 10:30 personi B.A. (51) nga një
fshat i Tetovës në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës
10:15 atë dhe bashkëshorten e tij i ka sulmuar fizikisht
vëllai i tij I.A. (54), për shkak të marrëdhënieve të tyre të
pa parregulluara pronsore-juridike. Çështja është duke u
pastruar dhe dokumentuar.
…….
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (14-mars)
nga ora 09.00 deri në ora 15.00 kanë kryer aksion
kontrollues ndaj automjeteve ngarkuese të mallrave, në
të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar 6 automjete
teknikisht të parregullta (TE-4 dhe GV-2), 1 automjet
(TE) me parregullsi në frena, 1 automjet (TE) me leje të
skaduar të qarkullimit në trafik dhe 1 (TE) me defekte në
paisje të tjera. Automjetet teknikisht të parregullta
menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe ndaj tyre
janë përgaditur parashtresa përkatëse me gjobë në para
me vlerë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë. Gjatë
kontrollit, janë sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të
shkeljeve të trafikut (TE-2 dhe GV-6), gjithashtu janë
sanksionuar edhe 3 (TE) automjete të gabimisht të
parkuara.
……
Dje mbrëma nga ora 20 deri në orën 22 efektivët e
policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut
Rrugor të Tetovës, kanë vazhduar me aktivitetet
kontrolluese të shpejtësisë duke përdorur të
ashtuquajturin “radar nate” dhe kanë konstatuar gjithsej
7 tejkalime të shpejtësinë maksimale të lejuar. Njëra nga
Ministria e punëve të brendëshme Rr. Dimçe Mirçev nr.9 Shkup
e Republikës së Maqesonis së Veriut +389 2 3 117 222 /
www.mvr.gov.mk
të tejkalimet e regjistruar në autostradën Shkup –
Tetovë, në kryqëzimin Veri, në hyrje të Tetovës, ishte më
e madhja dhe shpejtësia e matur ishte 207 km/orë.
Shoferit të veturës “Porsche” S.E. nga Republika e
Kosovës, i cili drejtonte automjetin me patentë shoferi
zviceran, i është përgatitur parashtresa përkatëse dhe
do të përballet me një gjobë prej 400 euro në
kundërvlerë në denarë.
……..