Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit
të Punëve të Brendshme-Gostivar mbrëmë (18-mars)
rreth orës 20.00, në rrugën ,,Goce Delçev” në Gostivar,
kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.T. nga Republika e
Shqipërisë. Ai ishte raportuar më parë nga një 54-vjeçar
nga Gostivari se i njëjti në dy raste më datë 14 dhe 15 të
këtij muaji ishte afruar vajzës së tij të mitur dhe e kishte
prekur nëpër trup. Shtetasi shqiptar është mbajt në
Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim dhe
dokumentim të plotë të çështjes, pas së cilës kundër tij
do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……..
Dje (18-mars) rreth orës 11:50, në rrugën “18-
nëntori” në Gostivar, efektivët policie të SPB Tetovë-
Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, me
urdhër gjykate dhe me urdhër arrest të lëshuar, kanë
arrestuar 42-vjeçarin M.H. nga Gostivari për vuajtje të
masës së paraburgimi prej 30 ditësh, për kryerje të
veprës penale ,,mundësim të përdorimit të drogave
narkotike”, e dënueshme sipas nenit 216 të Kodit Penal.
Menjëherë pas arrestimit, personi është dërguar dhe
dorëzuar Institucionin Penal Korrektues Burgu i Shkupit
për vuajtje të masës së paraburgimit.
…….
Pardje (17-mars) rreth orës 17:30, në atarin e
fshatit Dobrosht të Tetovës, në lokalitetin ,,Orman”, një i
mitur nga ky fshat që drejtonte një katër cikël me shenjat
e regjistrimit të Tetovës, pronë e babait të tij, ka humbur
kontrollin duke lëvizur në fusha, është rëzuar dhe ka
pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në
Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa bashkëudhëtari i tij
gjithashtu një i mitur ka përfunduar me lëndime trupore.
Inspektimin në vendin e ngjarjes, dje (18-mars) është
kryer nga një ekip i SPB-Tetovë.
…….
Dyzet vjeçari nga Brvenica e Tetovës, dje (18-
mars) në orën 17:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se
vajza e tij e mitur në fshat kishte qenë e kafshuar nga
një qen endacak.
…….
Dje (18-mars) në orën 19:00, 42-vjeçarja M.S. nga
Tetova ka raportuar se djali i saj i mitur në rrugën “Boris
Kidriç” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
…….
Pesëdhjet vjeçari B.S. nga Shkupi, dje (18-mars)
në orën 14:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën
,,101″ në Gostivar është kafshuar nga një qen endacak.