3.5 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (27-shkurt)
rreth orës 22:50, në rrugën lokale për në Kamnjan të
Tetovës, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin M.R. nga
Çegrani i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe
në veturën “audi” me targa regjistrimi të Gostivarit, të
cilën ai e drejtonte, është gjet marihuanë. Ai është mbajt
në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të
plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë
përkatëst.
……
Dje (27-shkurt) rreth orës 17:50 efektivët e policisë
të Sektorit të punëve të brendshme Tetovë- DPB
Gostivar, kanë privuar nga liria 40-vjeçarin V.L. nga
Gostivari, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga
gruaja e tij 32-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në
shtëpinë e tyre familjare. Ai është mbajtë në Stacionin
Policor të Gostivarit dhe kundër tij do të përgaditet
parashtresë përkatëse.

——

Dje (27-shkurt) në orën 12:55 pjestarët e policisë
të SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 42-vjeçaren P.S.
nga Tetova, të cilën e kishin zënë duke u përpjekur të
kryente vjedhjen e një portofoli, në pronësi të një 54-
vjeçare nga Tetova, në një nga dhomat e Spitalit Klinik
të Tetovës. Ajo është mbajt në Stacionin Policor të
Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes
dhe do të përballet me një parashtresë përkatëse.

—–

Tridhjetë e dy vjeçari Sh.N. nga rrethina e Shkupit,
dje (27-shkurt) në orën 10:50 në SPB-Tetovë ka
raportuar se dhjetë minuta më herët tek Tregu i Madh i
Gostivarit është sulmuar fizikisht nga një person që
njihte. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (27 shkurt)
rreth orës 16:40 kanë privuar nga liria 42-vjeçarin B.E.
nga Tetova, i cili në ora 13.00 ishte raportuar nga 44-
vjeçari S.U.N. nga Tetova, se rreth orës 09:00 në rrugën
“105” në Tetovë, për shkak të keqkuptimeve të tyre të
mëparshme rreth hapësirës së parkimit e kishte
kërcënuar. Ai është mbajt në Stacionin Policor të
Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.
……
Mbrëmë (28-shkurt) në orën 02:25, personi H.P.
nga Vrutoku i Gostivarit, në SPB-Tetovë ka raportuar se
një orë më parë, në afërsi të fshatit Merditë të Gostivarit
e kanë ndaluar katër persona të cilët e kishin nxjerë
jashtë automjetit dhe i kanë hequr rrobat. Sipas raportit,
ata e kishin kontrolluar brenda në automjetin e tij dhe
më pas janë larguar. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar.
…….
Dje (27-shkurt) në orën 16:45, në rrugën “29-
nëntori” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB-Tetovë
kanë privuar nga liria personat H.M.(27), H.M.(29) dhe
T.E.(30) nga rrethina e Shkupit, të cilët më parë ishin
raportuar nga 52-vjeçar H.I. se në lokalin e tij në
Gostivar ata e kishin kërcënuar atë dhe se njëri prej tyre
e kishte sulmuar fizikisht, për shkak të marrëdhënieve të
papastruara të borxhit të besuar 48-vjeçarin B.S. nga
Gostivari. Personat e raportuar janë mbajtë në Stacionin
Policor të Gostivarit dhe merren masat për zbardhjen
dhe dokumentimin e rastit.
……
Sot (28-shkurt) në orën 06:30 minuta, 59-vjeçarja
M.G. nga Tetova, në SPB-Tetovë ka raportuar se në
rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë ishte sulmuar nga një
qen endacak.
……
Tridhjetë vjeçari A.K. nga Tetova, dje (27-shkurt)
në orën 16.00 në SPB-Tetovë ka raportoi se në rrugën
“Boris Kidriç” në Tetovë ka qenë u kafshuar nga një qen
endacak.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments