18 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët policorë të SPB-Tetovë në bashkëpunim
me efektivët policorë nga departamenti i policisl
kriminale të Ministrisë së punëve të brendshme, dje (21-
shkurt) rreth orës 12:40 në fshatin Llacë të Tetovës,
kanë privuar nga liria 19-vjeçarin H.H. nga ky fshat, për
shkak të dyshimit se së bashku me dy persona të tjerë
ai ishte përfshirë në një vepër penale “torturë të
kafshëve”. Ai kishte organizuar një luftë në mes të dy
qenve javën e kaluar dhe pastaj video-materialin nga ky
veprim e ka shpërndarë në një rrjet social. Njëri nga
qentë me lëndime të dukshme është gjet në një shtëpi të
braktisur në Sellcë të Tetovës dhe i njëjti është dorëzuar
në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari. Personi po
mbahet në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të
plotë dhe dokumentim të çështjes.
……
Dyzet ëe tre vjeçarja D.Z. nga Tetova, dje (21-
shkurt) në orën 22:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 20:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, djali i
saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër i mitur që
njihte, i cili kishte qenë së bashku me dy të mitur të tjerë.
Çështja është duke u pastruar dhe e dokumentuar.

Dje (21-shkurt) brenda aksionit kontrollues të kryer
nga ora 08.00 deri në 11:00 në zonën e SPB Tetovë,
ndaj personit M.A.(55) nga Piroku i Tetovës është
përgatit parashtresë përkatëse sipas nenit 284-A të
Kodit Penal, sepse ai nuk kishte dokumentet e
nevojshme për kryerje të transportit publik të
udhëtarëve. I njëjti ka drejtuar furgonin “ford” me shenjat

e regjistrimit të Tetovës dhe kishte qenë i ndaluar pranë
një fabrike të mëparshme në fshatin Pirok.
……
Sot (22-shkurt) në ora 05.00 në SPB-Tetovë është
raportuar një zjarr që është përhapur në kontejnerë të
vendosur në rrugë “120” në Tetovë, i cili ishte zgjeruar
dhe kishte kapluar pjesën e prapme të një veture
“folklsfagen golf” me shenjat e regjistrimit të tetovës, në
pronësi të 49-vjeçarit R.F. nga Tetova, i cili ishte parkuar
në afërsi të të kontejnerëve. Zjarri është lokalizuar
plotësisht, nuk ka persona të lënduar dhe është kryer
inspektimi nga ekipi i SPB-Tetovë. Çështja është duke u
pastruar.
……
Dje (21-shkurt) në ora 19:40 në SPB-Tetovë është
raportuar se në udhëkryqin e rrugës rajonale Tetovë-
Jazhinc me rrugën regjionale Leshkë- Siriçinë të
Tetovës, ka ndodhë një aksident trafiku ku ishin
përfshirë dy vetura me shënja regjistrimi të Tetovës:
vetura“folksfagen golf” të cilën e ka drejtuar 30-vjeçarja
B.H. nga Orashja e Tetovës dhe vetura “golfi” që
drejtohej nga 62-vjeçari T.S. nga Nerashti i Tetovës. Në
aksident, voozitësja B.H. dhe pasagjerja nga i njëjti
automjet N.H.(58) kanë pësuar lëndime të rënda trupore
të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u
transferuan për të ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa
shoferi i dytë dhe dy persona të tjerë (të mitur) kanë
përfunduar me lëndime trupore. Në vendin e aksidentit,
inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë.
……
Dje (21-shkurt) në orën 13:20 në SPB-Tetovë
është raportuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar, një
motoçikletë “piaxho” me targa regjistrimi të Strugës e
drejtuar nga 39-vjeçari A.M. nga gostivari, ka goditur
këmbësorin A.D. 39-vjeçar nga Srmnova e gostivarit. Në

aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore
të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit
“Ferid Murad”. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka
kryer ekipi nga Departamenti i punëve të brendshme-
Gostivar.
……
Dje (22-shkurt) në ora 12.20 në SPB Tetovë është
raportuar se në Zhelinë të Tetovës është përhapur zjarr
në një sipërfaqe për hekura të vjetër pronë e personit
A.A.(70) od Zhelino. Ekipi teritorial i zjarrfikësve të
Tetovës kanë ndërmarrë masat dhe aktivitete për
shuarjen e plotë të zjarrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments