6.3 C
Tetovo
E diel, 10 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Shtatëdhjetë e tre vjeçarja nga Tetova, dje (06-
shkurt) në ora 16:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 16:00 është sulmuar fizikisht nga nipi i saj
V.N., në shtëpinë e tyre të përbashkët në Tetovë. Rasti
është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (06-shkurt)
rreth orës 10:45, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë,
kanë privuar nga liria 38-vjeçarin S.K. nga Poroi i
Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre
derisa ata po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit
të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet një
parashtresë.
……
Tridhjetë vjeçarja nga Tetova, dje (06-shkurt) në
orën 09:00 në SPB Tetovë ka raportuar se vëllai i saj I.K.
(36) e ka sulmuar fizikisht dhe se së bashku me prindërit
i kanë marrë dokumentet personale, për këtë arsye nuk
ka mundur të kthehet në Francë, ku ishte e martuar dhe
banonte. Po merren masa për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.

Dje (06-shkurt) në ora 18:10 dhe 19:40 në
Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria
qytetarët e Gostivarit J.I.(27) dhe M.I.(24). Ata
paraprakisht kanë qenë të raportuar nga babai i tyre 50-
vjeçar se e kanë sulmuar fizikisht në shtëpinë e nënës
së tij dhe se, sipas raportit, njëri prej tyre gjatë sulmit ka

përdorur një mjet prej druri. Çështja po zbardhet dhe
dokumentohet, pas së cilës kundër dy të raportuarve do
të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Dje (06-shkurt) në ora 20:15, personi A.J.(46) nga
Pallatica e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se më
datë 22 të muajit të kaluar rreth orës 21:00 është
sulmuar fizikisht nga një i mitur nga ky fshat në një
objekt hotelerik në fshat. Sulmit i ka paraprirë një debat
verbal mes sulmuesit dhe nipit të A.J. Rasti është duke
u zbardhur dhe dokumentuar.
……
Dje (06-shkurt) në ora 16:00, një banor 41 vjeçar
nga një fshat i Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se
dy persona në Gjermani, njëri prej tyre nga Gostivari, i
kanë premtuar në vitin 2022 se do t’i pajisin me
dokumente për punë në Sllovaki, dhe ai për shërbimin e
tyre, ka paguar një shumë të caktuar parash. Por deri
më tani as nuk i kanë siguruar dokumentet dhe as nuk i
kanë kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments