11.6 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari M.S. nga Zherovjani i
Tetovës, dje (23-janar) në ora 17:40 në SPB-Tetovë ka
raportuar se është sulmuar fizikisht nga K.R.(69) nga
Dobërdolli i Gostivarit, në Tregun e madh të Gostivarit.
Shkak për sulmin, sipas raportit, ishin marrëdhëniet e
tyre të mëparshme të pazgjidhura borxh-besimi. Rasti
është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës
kundër personit të raportuar do të vijojë parashtresë
përkatëse.
…….
Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë-Departamenti
i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (23-janar) rreth
orës 16:00 kanë ptivuar nga liria 37-vjeçarit M.R. nga një
fshat i Gostivarit, i cili ishte raportuar nga nëna e tij 62-
vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre
familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.
…….
Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.I. nga Vrutoku i
Gostivarit, dje (23-janar) ka raportuar në SPB-Tetovë se
në rrugën “Mlladen Gruevski”, afër një restoranti në
Gostivar, është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij nga
Çegrani i Gostivarit. Rasti është duke u zbardhur dhe
dokumentuar.

======================

Dje (23-janar) nga ora 10:00 deri në orën 15:00 në
zonën e SPB-Tetovë është kryer një kontroll aksion në
komunikacion për parakalim, në të cilin janë konstatuar
dhe sanksionuar gjithsej 34 kundërvajtje (TE-19 dhe GV-

15). Numri më i madh i shkeljeve kishin të bëjnë lidhur
me parakalimin e paligjshëm, parakalimet në kolonë dhe
në vende të ndaluara. Shoferëve kundërvajtës u janë
shqiptuar parashtresat e parapara me ligj me gjoba në
të holla prej 45 deri në 300 euro në kundërvlerë në
denarë. Disa prej tyre, në varësi të vendit dhe mënyrës
së parakalimit, do t’u hiqet përkohësisht leja e drejtimit
nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë
sanksionuar edhe 4 lloje të kundërvajtjeve të tjera në
komunikacion (TE-2 dhe GV-2), SPB-Tetovë apelon që
drejtuesit e mjeteve të mos bëjnë parakalime në vende
të kundërligjshme dhe të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe
të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu këshillohet
që në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit të jenë sa më të
kujdesshëm, para së gjithash për shkak të borës në disa
vende, si dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të
rrugës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments