10.7 C
Tetovo
E diel, 22 Shtator, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (21-janar)
rreth orës 16:25 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në
Tetovë, kanë ndaluar personat H.A.(39) dhe E.B.(41)
nga Tetova, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj
tyre derisa po kryenin veprime zyrtare. Tek H.A. gjatë
kontrollit të kryer është gjet dhe marrë edhe një thikë.
Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj të dyve, do të
vijojnë parashtresat përkatëse.
……
Dje (21-janar) nga ora 08:00 deri në orën 20:00
në zonën e SPB-Tetovë janë zhvilluar aktivitete të
intensifikuara kontrolluese për shpejtësinë me të cilën
lëvizin automjetet. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe
sanksionuar 20 automjete, gjegjësisht drejtues (TE-16
dhe GV-4) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale
të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilat 16 (TE-12 dhe
GV-4) me më shumë se 50 deri më 70 kilometra në orë.
Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 4 drejtues
mjetesh (TE) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e
përcaktuar në vendbanim, si dhe 21 kundërvajtje të tjera
në komunikacion (TE-20 dhe GV-1), ndërsa për të gjithë
kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse, të
cilat varësisht nga madhësia e tejkalimit variojnë nga 45
deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë.

======================

Fundjavën e kaluar (20/21 janar) nga ora 22 deri
në ora 04:00 në rajonin Tetovë-Gostivar është kryer
kontroll aksion ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët
drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, në të cilin
janë sanksionuar 3 drejtues mjetesh (TE-2 dhe GV- 1)
tek të cilët është konstatuar alkool në organizëm, pra

gjak deri në 1,5 promilë. Të tre vozitësit janë përjashtuar
menjëherë nga komunikacioni dhe përkohësisht iu është
hequr patentë shoferi, ndërsa ndaj tyre janë shqiptuar
gjoba, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 225
deri në 375 euro në denarë. Gjatë kontrollit janë
sanksionuar edhe 20 (TE-16 dhe GV-4) kundërvajtje
tjera në trafik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments