10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Më 17.01.2024 në orën 14.00 në rrugën “JNA” në
Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë
arrestuar personin S.J. (31) nga Tetova. Ai ishte në
kërkim me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënim me
burg. Personi ësgtë dorëzuar në Institucionin Korrektues
Penal-Burgu në Tetovë për vuajtjen e dënimit.
……
Më 17.01.2024 në 21.00 në një fshat të Tetovës,
efektivët e policisë nga Njësia e Policisë-Tearcë kanë
privuar nga ëiria personin L.N. (20) nga i njëjti fshat. Ai
dyshoi se rreth orës 18:30 në fshat ishte sjellur keq dhe
u përpoq ti prekte trupin një fqinje 25 vjeçare. E njëjta
gjë i kishte ndodhë edhe ditën e mëparshme motrës dhe
nënës së saj, të cilave ishte përpjekur tju merrte një
telefon celular. Personi është mbajtë në stacionin
policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër
tij do të pasoj parashtresë përkatëse.
……
Më 18.01.2024 në orën 01.50 në rrugë “18-nëntori”
në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë – DPB
Gostivar, kanë privuar nga liria 27-vjeçaren M.A. nga
Sërmnova e Gostivarit. Ajo ishte parë nga efektivët e
policisë se si 20 minuta më herët mei një mjet të
mprehtë kishte sulmuar personin I.S. (46) nga Gostivari,
me të cilin ajo kishte qenë më parë në një marrëdhënie
dashurie, pas së cilës ajo u përpoq të lëndonte edhe
veten, por I.S. e kishte penguar atë gjatë tentimit. M.A.
është mbajtë në stacionin policor dhe pas dokumentimit
të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresë
përkatëse.
……

Më 17.01.2024 në ora 17.10 në SPB-Tetovë,
Z.R.(42) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 14.50 në
objektin e tij hotelierik në Tetovë, personat F.D., M.N.
dhe Z.S. kanë dëmtuar një pjesë të inventarit, e kanë
sulmuar fizikisht atë, nga punonjësi me kërcënim kishin
marrë para, ndërsa para ndërtesës me një objekt të fortë
kanë dëmtuar një automjet pasagjerësh “audi a7” me
shënjat e regjistrimit të Shkupit, pronë e Sh.J.(41) nga
Shkupi, që ishte mysafir në objektin hotelierik. Pas
masave të marra u konstatua se F.D. është një person
me probleme shëndetësore, pas së cilës efektivët
policorë nga SPB Tetovë e kanë siguruae dhe dërguar
në një institucion shëndetësore në Shkup. Pas pastrimit
të plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasoj edhe
parashtresë përkatëse.
……
Më 17.01.2024 në orën 16.20, efektivët e policisë
nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T.(62)
nga Tetova. Ai ishte raportuar nga vëllai i tij 67-vjeçar se
e kishtes sulmuar fizikisht me një mjet metalik dhe e
kishte kërcënuar. Personi është mbajtë në stacionin
policor për procedim të mëtejshëm dhe kundër tij do të
pasoj parashtresë përkatëse.
……
Më 17.01.2024 në orën 10.40 në SPB-Tetovë
është raportua për zjarr që ishte përhapur në një
apartament në rrugë “180” në Tetovë, në pronësi të A.G.
nga Tetova. Zjarri është lokalizua nga pronari dhe
personat e tjerë të pranishëm, dhe nuk ka persona të
lënduar. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB-Tetovë.
……
Më 17.01.2024 në orën 19.10 në Njësinë e
Policisë Grupçin, M.N.(62) nga Grupçini i Tetovës, ka
raportuar se rreth orës 18.20 në vendin e punës në

pompën e benzinës në rrugën rajonale Tetovë-Shkup,
në fshatin Zhelinë, një person kishte mbushur automjetin
e tij me benzinë dhe ishte larguar pa paguar. Punohet në
zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments