Më 16.01.2024, në ora 15:20, në rrugën “108” në
Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar
nga liria një të mitur nga Tetova për shkak se në
posedim i është gjetur marihuanë. Për ngjarjen është
vënë në dijeni kujdestari dhe avokati i saj, ndërsa e
mitura i është dorëzuar punonjësit social. Pas
dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë
përkatëse.
……
Më 16.01.2024 në ora 16:40 në Tetovë, zyrtarë
policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin
A.K.(28) nga Tetova. Ai kërkohej me vendim gjykate për
të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar në
Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Më 16.01.2024 në ora 22:15 në Tetovë, zyrtarë
policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin V.A.(37)
nga Strimnica e Tetovës. Ai kërkohej me vendim gjykate
për të vuajtur dënimin me burg. Personi është dërguar
në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Më 16.01.2024 në ora 19:00 në SPB-Tetovë,
B.B.(33) nga Bërvenica e Tetovës dhe J.K.(32) nga
Sedllarca e Poshtme e Tetovës kanë raportuar se rreth
orës 15:25 në rrugën “Iliria” në Tetovë, për shkak të
keqkuptimit në komunikacion, janë sulmuar fizikisht nga
një person, i cili ka përdorur edhe një send metalik dhe
ka dëmtuar mjetin tip “Ford Galaxy” në pronësi të
personit B.B.. Po merren masa për zbardhjen e rastit,
pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Më 17.01.2024 në ora 01.55 në një bastore
sportive në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë
kanë privuar nga liria personin S.N.(32) nga fshati
Novosellë-Komuna e Zhelinës. Ai është kap në tentativë
për të kryer “vjedhje të rëndë” në lokalin e një bastoreje
basteve dhe i është gjetur dhe marrë objekti që ka
përdorur për të hapur derën. Personi është ndaluar në
komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij
do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më 16.01.2024, në periudhën prej orës 11:00 deri
në ora 14:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB
Gostivar në zonën e Gostivarit kanë ndërmarrë masa
dhe aktivitete për zbulimin dhe ndalimin e lypjes.
Njëkohësishtë bashkë me punonjësit e Qendrës për
Punë Sociale Gostivar janë ndaluar B.R. nga Republika
e Kosovës dhe 20-vjeçarja E.K. nga Tetova, të cilët ishin
duke lypur lëmoshë. Personat janë ndaluar në
komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do
të përgaditen parashtresat përkatëse.
……
Më 16.01.2024 në ora 17:45 në Policinë e
Galatës, I.A.(58) nga Vrapçishti i Gostivarit ka raportuar
se në fshat është kafshuar nga një qen endacak.