Departamenti për Punë të Brendshme Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T.(41) dhe M.S.(49), të dy nga Strumica, të punësuar në IEVP Burgu Strumicë. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe “mundësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria” nga neni 372 i Ligjit Penal.
- Më datë 04.12.2023, V.T., rreshter në policinë e burgjeve, i ka lëshuar urdhër punonjësit të policisë së burgjeve M.S. me veturë zyrtare ta çojë personin i cili ishte në vuajtje të dënimit me burg në kryerjen e detyrave private në një objekt afarist në Strumicë. MS, megjithëse e dinte se një urdhër i tillë ishte në kundërshtim me ligjin, ka vepruar sipas tij dhe kështu V.T. dhe M.S. i kanë lejuar të dënuarit të largohet nga burgu edhe pse atë ditë nuk ka pasur të drejtë ta shfrytëzojë një objekt të tillë, njofton MPB.
Pasi i dënuari është dërguar në objektin afarist, ai ka hyrë i vetëm dhe pasi ka dalë nga objekti është larguar me vrap.